Shtrenjtimi i shërbimeve shëndetësore diskriminon qytetarët jorezidentë
Nëse sot në Kuvendin e Komunës së Prishtinës shqyrtohet dhe kalon vendimi për shtrenjtimin e shërbimeve shëndetësore, kjo do të diskriminonte qytetarët jorezidentë të saj, tha Qëndrim Arifi nga organizata INPO.
“Organizata INPO ka reaguar dje publikisht kundër nismë së Komunës së Prishtinës për trefishimin e çmimit për shërbimet shëndetësore për qytetarët jorezident të kryeqytetit”, tha Atifi, në emisionin “Studio e Hapur” në RTK3.
Sipas tij, nëse arrin të kalojë ky vendim, e ai thotë se beson se nuk do të kaloi, ky do të ishte një vendim që do të binte ndesh me Kushtetutën e Kosovës si dhe udhëzimet tjera administrative dhe do të diskriminonte qytetarët jorezidentë të Prishtinës. Kjo, sipas tij, do të shkelte edhe ligjet në shëndetësi ku qartë proklamohen se të gjitha shërbimet shëndetësore duhet të janë të njëjta për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Shpresojmë që ky vendim diskriminues të mos votohet, besojmë se ekzekutivi i komunës do të tërhiqet nga një propozim i tillë ose edhe nëse nuk tërhiqet shpresojmë që asamblistët e Kuvendit të Komunës së Prishtinës mos ta votojnë propozimin për rritjen e shërbimeve shëndetësore për qytetarët jorezidentë, sepse ky do të ishte në vendim me të cilën qytetarët jorezidentë të kryeqytetit do të diskriminoheshin”, tha pos tjerash ai.
Arifi foli edhe për punën e INPO-s, në monitorimin e punës të Komunës së Prishtinës, në fusha tjera të shërbimeve komunale. Sipas tij, qytetarët janë të kënaqur me shërbimet në shëndetësi që janë bërë deri më tani, por janë kritik në fushën e infrastrukturës si dhe në disa shërbime të tjera.
Par më shumë ndiqni videon në vazhdim:























