10:28 / 02.05.2019
Universiteti i Prishtinës organizon konferencë ndërkombëtare
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në bashkëpunim me IAFeS organizojnë hapjen e konferencës ndërkombëtare NETTIES.
Kjo konferencë mbledh studiues dhe akademikë nga vende të ndryshme të botës dhe çdo vit mbahet në një vend të ndryshëm, ndërkaq edicioni i sivjetmë do mbahet në Prishtinë.
Tema edicionit të 17-të të konferencës është “Promotion and innovation and ICT in the Progression of Economic Growth and Country Development”.























