VIDEO- Abdullahu: Shkyçja nga ujësjellësi, masë për një furnizim më të mirë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Sipas Ilir Abdullahu, kryeshef ekzekutiv i KUR “Prishtina”, masë e parë ndëshkuese, është shkyçja nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, e pason edhe me ndëshkime të tjera.
“Ne kemi filluar me një fushatë për inkasimin për shpenzimet e ujit, pas fushatës që i ka parapri kësaj iniciative kemi arrit që të nxisim konsumatorët që ti kryejnë obligimet e tyre për shpenzimin e ujit, ti shlyejnë borxhet që ata kanë”, tha Abdullahu në emisionin ‘Studio të Hapur’në RTK3.
Borxhi i deritashëm ndaj kësaj kompanie sipas tij, është rreth 40 milionë euro. Ai u bënë apel konsumatorëve që ti shlyejnë borxhet ndaj Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, në mënyrë që edhe kompania të mund ti paguajë faturat ndaj donatorëve që kanë ndihmuar në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe përmirësimin e ujët për konsumator, që ata të kenë ujë 24 orë në ditë.
“Borxhet ndaj KUR “Prishtina”, janë akumuluar me vite ne kishim një periudhë të faljes por shumë nga konsumatorët nuk kanë bërë një riprogramim për shlyerjen e borxheve çka më pas pengon punën e ujësjellësit. Me shkyçje po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit tha ai. Në teren janë rreth 50 ekipe par shkyçjen nga ujësjellësi”, tha Abdullahu.
Ai shtoi se tani inkasimi është më i mirë se më parë. Dihet se ka edhe humbje të ujët par arsye teknike si dhe për arsye të kyçjeve ilegale apo abuzimit me ujë të pijshëm.
Situata me ujë këtë vit do të jetë më i vështirë, kjo edhe për shkak të reshjeve të pakta të shiut, akumulimi në liqene është 4.5 metra nën nivelin maksimal, reshjet, sipas tij, do të ndikonin pozitivist par një furnizim më të mirë.
Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:























