Australi, gjendet një gjarpër me tre sy
BKT
   Kuriozitete

Australi, gjendet një gjarpër me tre sy

Komisioni për Ruajtjen e Parqeve dhe Natyrës së Territorit të Veriut (NTPWC) në rrjetin social shpërndau një foto të gjarprit me tre sy i cili është e gjatë 40 centimetra.

Në një rruge në afërsi të qytezës Humpty Doo rreth 35 kilometra larg qytetit Darwin, kryeqyteti i Territorit të Veriut në Australi, është gjetur një gjarpër me tre sy.

Komisioni për Ruajtjen e Parqeve dhe Natyrës së Territorit të Veriut (NTPWC) në rrjetin social shpërndau një foto të gjarprit me tre sy i cili është e gjatë 40 centimetra.

Gjarpri me tre sy i cili është quajtur Monty Python, për një kohë të shkurtër mori mijëra pëlqime.

Përkundër vlerësimeve se gjarpri ka dy kafka u zbulua se ka vetëm një, ndërsa që të tre sytë i ka aktivë.

Zyrtarët e NTPWC thanë se kjo nuk ka ndodhur për shkak të faktorëve të mjedisit por deformimi tek zvarranikët është një situatë e zakonshme.

Më tej u njoftua se gjarpri tremujor i gjetur në mars ka përjetuar vështirësi në të ushqyerit, i cili pas një kohe ka ngordhur.

"Tërheq vëmendjen fakti se si gjarpri një kohë kaq të gjatë ka qëndruar në tokë. Kur u gjet kishte vështirësi në të ushqyerit, ngordhi javën e kaluar", tha Ray Chatto nga NTPWC.