22:56 / 02.05.2019
Nesër protestë para shkollës `7 Marsi` në Prishtinë
Më 30 të muajit të kaluar Vlora Paci, mësuese në Shkollë Fillore “7 Marsi” në Prishtinë u ther me thikë nga nëna e një nxënësi. Ngjarja madje ndodhi në prani të nxënësve.
E në shenjë solidarizimi me mësuesen 49 vjeçare, nesër me fillim nga ora 12:30 do të mbahet një protestë.
Kjo është bërë e ditur nga vet stafi i këtij institucioni, ku madje kanë ftuar të gjithë mësimdhënësit, prindërit, kolegët e shkollave tjera, shoqërinë civile për t’u solidarizuar me kolegen e tyre.























