Rikonstruktimi përmes teknikës 3D i Shtatë Mrekullive të botës së lashtë
BKT
   Kuriozitete

Rikonstruktimi përmes teknikës 3D i Shtatë Mrekullive të botës së lashtë

Janë rikonstruktuar përmes teknikës 3D, Shtatë Mrekullitë e botës së lashtë, duke kthyer në mënyrë digjitale, pamjen që e kishin në kohën e tyre më të mirë.

Vetëm Piramida e Gizës i ka mbijetuar pjesërisht kohës, ndërsa gjashtë të tjera janë rrënuar shkaku i luftërave, shpërndarjes së popullsisë dhe tragjedive natyrore.

Në kohën kur ishin ndërtuar, ato ishin objekte shumë të rëndësishme dhe njerëz nga zonat edhe më të largëta shkonin t’i vizitonin si Kolosin prej Rodosi, apo statujën e Zeusit në Olimp.

Ky rikonstruktim, sjellë pamjen e këtyre objekteve të botës së lashtë, që tashmë iu dihet vetëm lokacioni se ku ndodheshin.