Inaugurohet Qendra e Thirrjeve në Komunën e Mitrovicës
BKT
Kosovë

Inaugurohet Qendra e Thirrjeve në Komunën e Mitrovicës

Sot në Komunën e Mitrovicës është hapur Qendra e Thirrjeve, ku të gjithë qytetarët do të mund të adresojnë problemet, kritikat, kërkesat dhe sugjerimet e tyre.

Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, është përgjigjur në telefonatën e parë të realizuar nga qytetari, të cilit i është ofruar shërbimi  i kërkuar, njofton Klan Kosova.

Kryetari Bahtiri e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë hap të komunës, gjë që ndikon në rritjen e transparencës dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.

Qytetarët do të kenë mundësi të thërrasin pa pagesë në numrin 080019400, dhe do të jetë e hapur çdo ditë nga e hëna deri të dielën, prej orës 08:00 deri në 22:00.

Zyrtarët përgjegjës të Qendrës së Thirrjes do tu ndihmojnë qytetarëve të marrin përgjigje për shumicën e pyetjeve që lidhen me shërbimet komunale, nëse nuk mund t’i përgjigjen pyetjes suaj, ju ndihmojnë që të kontaktoni me zyrtarin kompetent në komunë, thuhet në kumtesë, njofton Klan Kosova.


MË SHUME NGA Kosovë