50 studentë nga Komuna e Kaçanikut përfitojnë bursa studentore
BKT
Kosovë

50 studentë nga Komuna e Kaçanikut përfitojnë bursa studentore

RTKlive

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, së bashku me nënkryetarin Ylber Bajra dhe drejtorin për Arsim dhe Kulturë Zahir Doda, u ndanë mirënjohje studentëve përfitues të bursës komunale.

Studentët bursist i uroi Kryetari Ilazi, i cili tha se të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit, andaj investimi për ta çdo herë është i qëlluar dhe i nevojshëm. Kryetari Ilazi tha se Komuna e Kaçanikut mbetet e përkushtuar në krijimin e lehtësirave për studentët, ndërsa shtoi se ndarja e bursave është traditë e krijuar ndër vite nga qeverisja komunale.

Komuna e Kaçanikut edhe këtë vit ka ndarë 50 bursa për studentët e dalluar kaçanikas. Edhe studentët përfitues të bursës komunale, u ndanë të kënaqur, ndërsa shtuan se këto mjete sado simbolike qofshin, do të ju krijojnë lehtësira në shpenzimet e shumta që ata kanë.

Image may contain: 6 people, people smiling, people sitting and indoor


MË SHUME NGA Kosovë