20:23 / 04.05.2019
Abdullahu vizitoi liqenin e Batllavës
RTKlive
Pas vizitës së realizuar në qytetin e Fushë Kosovës, gjatë ditës së sotme kryeshefi Abdullahu vazhdoi udhëtimin e tij drejtë liqenit të Batllavës nga i cili furnizohen gjysma e konsumatorëve të KRU"Prishtina" sh.a.me ujë të pijshëm.
Ai tha se gjitha punët e mira nuk do mund t'i realizonte asnjëherë pa ndihmën dhe punën e palodhshme të të gjithë të punësuarve të KRUP-së.
Ai vizitoi sot liqenin e Batllavës, që të shoh për së afërmi nivelin e ujit në liqe, mbeturinat eventuale të hedhura në shtigje dhe në fillim të liqenit akumulues nga të papërgjegjshmit dhe duke apeluar njëkohësisht te të gjithë ata që frekuentojnë këtë vend për ruajtje dhe mbrojtje të burimeve ujore.
























