18:30 / 06.05.2019
Çfarë gabimi në "Game of Thrones", gota nga `Starbucks`
Në episodin e katërt të sezonit të fundit të serisë "Game of the Throne", u bë një gabim, pasi në një skenë u gjet një gotë kafe nga `Starbucks`.
Kjo skenë shpejt u përhap në rrjetet sociale dhe shumë tifozë të serisë janë të hidhëruar pasi mendojnë se seria është bërë pa kujdes.
Në fakt, në skenën në të cilën Kit Harrington dhe Emily Clark shfaqen në kuadrin e tryezës, mund të shihet një gotë letre nga kafja ‘Starbucks’, shkruan CNBC.
HBO dhe ‘Starbucks’ nuk komentuan rastin.
























