Jashari synon të realizojë disa projekte urbanistike të studentëve
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka takuar studentët nga Universiteti UBT, të cilët kanë prezantuar projektet urbanistike, për komunën e Skendrajt.
Jashari thotë se së bashku me arkitektët dhe profesionistët e komunës, i kanë vlerësuar punimet ideore të studentëve, dhe kanë identifikuar pikat më interesante që mund të realizohen në plane afatshkurta, gjithnjë në bazë të planit aktual urbanistik.
Postimi i plotë i Jasharit në Facebook
Me arkitektët e së ardhmes – studentët nga Universiteti UBT, në prezantimin e projekteve urbanistike, që me mendjen e tyre të mprehtë, paraqesin Skenderajn atraktiv dhe modern.
Së bashku me arkitektët dhe profesionistët e komunës, i kemi vlerësuar punimet ideore të studentëve, dhe kemi identifikuar pikat më interesante që mund të realizohen në plane afatshkurta, gjithnjë në bazë të planit aktual urbanistik.
Faleminderit, profesor Binak Beqaj, komisionit vlerësues të arkitektëve dhe studentëve të shkëlqyer që keni zgjedhur Komunën tonë, për të bashkëpunuar nëpërmjet shkëmbimit të ideve dhe projekteve zhvillimore të qytetit të Skenderajt!























