20:57 / 10.05.2019
Mustafa takoi të rinjtë nga Prishtina
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës ka takuar një grup të të rinjve nga Prishtina me të cilët bashkëbisedoi rreth programit të LDK-së mbi angazhimin e rinisë dhe avancimin e interesave të tyre.
Siç njofton LDK, kryetari Mustafa i ftoi të rinjtë të angazhohen në jetën politike për të dhënë kontributin e tyre në formësimin dhe transformimin e programeve të partive politike për mbështetjen e rinisë kosovare.
“Të rinjtë bashkëbiseduan në forum të hapur me kryetarin Mustafa mbi rolin dhe fuqinë vendimmarrëse substanciale të të rinjve në LDK. Të rinjtë i përshëndetën me një fjalë rasti edhe kryetari i Forumit të Rinisë Fidan Rekaliu, anëtarja e Kryesisë Vlora Dumoshi dhe zëdhënësi Besian Mustafa”, thuhet në njoftim.























