11:22 / 21.05.2019
Kamionit i del goma dhe përfundon drejt e në makinë
Një shofer është quajtur “personi më fatlum në botë” pasi një gomë e cila erdhi nga një kamion, u përplas në makinën e tij në autostradën M6 në Angli.
Goma u shkëput nga një HGV, kaloi pengesën qendrore dhe u përplas në xhamin e Peugeot.
Policia e Lanashire të Anglisë, tha se djali i shoferit kishte dashur të udhëtonte me të por fatmirësisht ai nuk e mori me vete. Supozohej se ai do ishte ulur pikërisht aty.
Shoferi lëndoi shpatullën por doli me lëndime të lehta, deklaroi Policia Rrugore e Lanashire.


























