Shqiptarja shembull suksesi në Norvegji
Ju prezantojmë njërën nga femrat më të suksesshme shqiptare në Skandinavi. Yllka Neziri kohë më parë hapi restorantin në qytetin turistik Sandefjord. Restoranti i saj është tani vendtakimi qendror në këtë qytet.
Yllka Neziri është edhe politikane e njohur në komunën e saj, njëra ndër reprezentueset kryesore (asambliste komunale e partisë HØYRE) të partisë që po qeverisë në Norvegji.
Trimëria dhe guximi i saj u pasqyrua me këto foto tejet atraktive, në vendet më të vizituara në Norvegji, Preikestolen dhe Kjeragbolten.
A është kjo selfia më e rrezikshme shqiptare?
Edhe pse shumë e angazhuar ajo gjen kohë edhe për familje dhe organizime festive kombëtare.
Këtu një foto duke i shëtitur prindërit në bukurit natyrore të Norvegjisë./Kosovalb.com
Yllka dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Neziri, janë taksapaguesit më të mëdhenj në këtë komunë, tani të njohur edhe si milioner të kësaj komune. Sukseset e tyre shpesh prezantohen edhe në mediumet norvegjeze.