Matoshi: Kosova do të jetë ambientalisht mirë, kur Obiliqi të jetë mirë
BKT
Kosovë

Matoshi: Kosova do të jetë ambientalisht mirë, kur Obiliqi të jetë mirë

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, mori sot pjesë në aktivitetin e mbjelljes së fidanëve, të organizuar nga Let’s Do It Kosova dhe Komuna e Obiliqit, me përkrahjen e Zyrës së Koordinatores Zhvillimore të OKB-së në Kosovë.

Aktiviteti u organizua në Plemetin të Obiliqit, e ku morën pjesë ambasadorë, deputet, kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, drejtori i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj.    

Me këtë rast ministri Matoshi deklaroi që nuk mund të ketë një mjedis të pastër, pa një Obiliq të pastër dhe po ashtu përmendi projektet që MMPH po financon këtë vit në komunën e Obiliqit. 

“Kosova do të jetë ambientalisht mirë kur Obiliqi të jetë ambientalisht mirë”, tha ministri Matoshi.


MË SHUME NGA Kosovë