Obiliq, investime të reja në fushën e shëndetësisë
BKT
Kosovë

Obiliq, investime të reja në fushën e shëndetësisë

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, sot u përurua dhoma e triazhimit, projekt i financuar nga taksapaguesit zvicran përmes AQH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Në ceremoninë e përurimit ishte i pranishëm kryetari komunës, Xhafer Gashi, nënkryetari Ibush Mjekiqi, drejtoresha e DSHMS-së Vlora Kabashi, përfaqësues nga AQH-së Qamile Ramadani, Bajram Maxhuni dhe përfaqësuesja nga MSH, Albana Sahiti Morina.

Kryetari Gashi falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm AQH-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në të njëjtën kohë e vlerësoi si shumë të rëndësishëm këtë projekt i cili do mundësoi kryerjen më të shpejtë të shërbimeve shëndetësore për pacientet.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunim, kryetari Gashi ia dhuroi një mirënjohje përfaqësueses së AQH-së, Qamile Ramadani.


MË SHUME NGA Kosovë