18:43 / 23.05.2019
Bekim Jashari nderon dëshmorët Fazli Jakupi dhe Xheladin Asllani
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka bërë homazhe tek varret e dëshmorëve Fazli Jakupi dhe Xheladin Asllani, në 20 vjetorin e rënies.
Postimi i Jasharit në Facebook:
Në nderim të veprës së dëshmorëve Fazli Jakupi dhe Xheladin Asllani, të cilët sot, në 20-vjetorin e rënies së tyre, i kujtojmë me respekt të lartë, dhe gjithmonë do të jemi mirënjohës për sakrificën e tyre sublime për lirinë e Kosovës.
Dhashtë Zoti të jemi të bashkuar, në mënyrë që të përmbushim amanetin e dëshmorëve.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!























