​Përkujtohet dëshmori Januz Kodra
BKT
Kosovë

​Përkujtohet dëshmori Januz Kodra

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari në 20-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Januz Kodra, ka përkujtuar duke vënë kurora lulesh te varri i tij.

Jashari ka shkruar në Facebook se Januz Kodra ishte një luftëtar sypatrembur, që luftoi me vetëmohim për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Në 20-vjetorin e rënies në altarin e lirisë dhe me vlerësime të larta për sakrificën sublime në shërbim të atdheut, sot kujtojmë me respekt të veçantë dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Januz Kodra, si një luftëtar sypatrembur, që luftoi me vetëmohim për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Lavdi e përjetshme Januz Kodrës dhe dëshmorëve tjerë të kombit”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Kosovë