Hoxha përkujton katër dëshmorët e renë të lejthiat e Gllogjanit
BKT
Kosovë

Hoxha përkujton katër dëshmorët e renë të lejthiat e Gllogjanit

RTKlive

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, i shoqëruar edhe nga djali i dëshmorit Beslim Alijaj, ka nderuar dëshmorët e rënë tek lejthiat e Gllogjanit.

Kryetari Hoxha ka thënë se kujtimi e përkujtimi për dëshmorët e kombit është respekti ynë për historinë.

“Bashkë me Beslim Alijaj (djali i dëshmorit Beslim Alijaj) vendosëm kurorë me lule te vendi i rënies tek lejthiat e Gllogjanit, ku në këtë ditë kanë rënë dëshmorë edhe Rexhep Tafa, Haki Krasniqi, Luan Qerimaj. Kujtimi e përkujtimi për dëshmorët e kombit është respekti ynë për historinë. I përjetshëm qoftë kujtimi për dëshmorët e kombit”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.


MË SHUME NGA Kosovë