Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për mbikalimin e Paldenicës
BKT
Kosovë

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi për mbikalimin e Paldenicës

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Suma, për përkrahje financiare për katër projekte infrastrukturore.

Bëhet fjalë për ndërtimin e mbikalimit të Paldenicës në autostradën Arbën Xhaferi, asfaltimi i rrugëve Paldenicë – Dërmjak, Dimcë dhe Paldenicë që kalon nëpër kazermë ku është vendosur policia. 

Ministri Lekaj ritheksoi se do të përmbushë të gjitha zotimet e dhëna ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, për projekte efikase infrastrukturore. 

Ndërsa, kryetari Suma, falënderoi ministrin për gatishmëri që t’i dalë në ndihmë për realizim të projekteve në komunën që ai drejton.


MË SHUME NGA Kosovë