​19-vjeçari zgjidhet kryetar i një komune në Itali
BKT
   Kuriozitete

​19-vjeçari zgjidhet kryetar i një komune në Itali

Zgjedhjet lokale në Itali nxorën fitues edhe një 19-vjeçar i cili do të drejtojë një komunë të vogël në këtë vend.

Michele Schiavi hyri në fushatën zgjedhore për komunën e Onores në rajonin bergamask si kandidat i partisë “Onore mbi të gjitha” dhe fitoi ndaj kryetares aktuale, Angela Schiavi, vetëm me 14 vota diferencë.

“Mamaja dhe gjyshja po qanin nga gëzimi kur u kuptua se kisha fituar zgjedhjet”, deklaroi 19-vjeçari i cili tha se merret me politikë që kur kishte mbushur 14 vjeç.

Ai studion për drejtësi në Universitetin e Bergamos dhe tha se politika gjithnjë e kishte tërhequr.

“Ka disa që e pëlqejnë futbollin, por unë gjithnjë e kam dashur politikën”, vijoi ai.

Duhet theksuar se 19 vjeçari i sapozgjedhur në krye të Onores do të drejtojë një komunë me vetëm 890 banorë.