Pishina e Gërmisë ka nisur parapërgatitjet për sezonin e ri
Ardiana Hajzeri, Radio Kosova
Pishina e Gërmisë tashmë i ka nisur parapërgatitjet për hapjen e sezonit të ri 2019, i cili do të nisë me 11 qershor. Kështu konfirmoi drejtoresha e Bordit të Ndërmarrjes Publike “Sport dhe Marketing”, Mirlinda Sopi.
Ajo tha për Radio Kosovën se përgatitjet kanë filluar, duke përfshi edhe mbushjen e pishinës me ujë. “Gjithçka është duke shkuar sipas planit dhe presim që në afatin e paraparë ajo të jetë gati për vizitorët”, tha Sopi.
Përgatitjet për hapjen e pishinës së Gërmisë në Prishtinë kanë filluar, dhe në fillim të muajit qershor ajo do të jetë gati për vizitorë. Po ashtu, në parkun afër pishinës po kryhen edhe punë të tjera, të cilat i paraprijnë hapjes së pishinës për qytetarët. Ketë e konfirmoi për Radio Kosovën drejtoresha e Bordit të ndërmarrjes Publike “Sport dhe Marketing”, Mirlinda Sopi.
“Në Pishinën e Gërmisë është duke rrjedhur faza përgatitore, gjatë së cilës Pishina po përgatitet për pranimin e qytetarëve në muajin qershor, korrik dhe gusht. Kemi nis gjithçka sikurse në vitet e kaluara në afatet e caktuara dhe me datë 11 qershor pishina do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës.”
Po ashtu Sopi, tha se deri në fund të këtij viti menaxhmenti i ri i Ndërmarrjes Publike “Sport dhe Marketing” do të fillojë investimet kapitale. Investimet milionëshe do të mbështeten nga Komuna e Prishtinës, të cilat do ta ndihmojnë realizimin e planit të punës të ndërmarrjes publike.
“ Në Pishinën e Gërmisë do të bëhen investime me shuma të mëdha. Investime që do të jenë kapitale milionëshe dhe brenda këtij viti duke filluar nga muaji shtator me ndihmën e Komunës së Prishtinës do të arrijmë të realizojmë gjithë planin e punës që është përgatitur nga menaxhmenti i ri i Ndërmarrjes Publike “Sport dhe Marketing”.”
Sopi ka thënë se çmimet për këtë sezon do të jenë të njëjta me ato të vitit të kaluar, dy euro për të rriturit dhe një euro për fëmijët.























