Varri misterioz në Irlandë, më i vjetër se piramidat
Më i vjetër se Stounhenxh e se piramidat e Gizës, varri Njugrejnxh në Irlandë mban po aq mistere sa këto struktura të famshme.
Kompleksi i Njugrejnxhit është ndërtuar rreth 3200 vite para erës sonë. Megjithatë, njerëzit modernë e zbuluan vetëm në vitin 1699, kur një pronar toke donte të bënte gërmime për të nxjerrë gurë.
Bëhet fjalë për një strukturë rrethore, me një tunel prej guri brenda, dhe me dhoma anash. Arkeologët e kanë quajtur si “varr kalimi”./TCH

Struktura është ngritur me 200 mijë tonë gurë

Struktura mbahet nga 97 blloqe gurësh, disa prej të cilëve janë dekoruar

Gurët kanë ardhur nga zona aty parni, por ka shkëmbinj graniti dhe kuarci të transportuar nga larg

Hyrja ka skulptura të rëndësishme, nga arritjet më të mëdha të artit neolitik në Europë

Skica e kalimit























