Gjaku i balenave dhe delfinëve bën detin e kuq
BKT
   Kuriozitete

Gjaku i balenave dhe delfinëve bën detin e kuq

Fshatarët në një ishull të Atlantikut e bënë detin e kuq duke vrarë balenat dhe delfinët.

Më shumë se 100 balena dhe 40 delfinë u masakruan dje nga banorët e ishujve Faroe. Peshkatarët i kapën me metoda të veçanta peshkimi dhe i nxorën në breg, ndërkohë që "lanë" detin me gjakun e tyre.

Gjuetia filloi herët në mëngjes në Torshavn, kryeqytetin e një prej shteteve në ishujt Faroe. Aktivistët e Blue Planet Society kanë reaguar në faqen e tyre duke e cilësuar këtë një akt brutal dhe mizor.

"Rreth 130-150 balena dhe 10-20 delfinë janë vrarë në mënyrë mizore dhe janë torturuar brutalisht në Ishujt Faroe. Rreth 500 krijesa detare janë vrarë për ushqim që prej fillimit të vitit 2019 në këta ishuj", kanë shkruar ata.

Nuk dihet ende nëse do merret një masë ligjore ndaj personave që kryen këtë akt.