13:55 / 02.06.2019
Digjet një shtëpi, dyshohet nga rrjeti elektrik
Një shtëpi është djegur në fshatin Rakinicë të Skenderajt. Sipas ankuesit, zjarri ka ndodhur si pasojë e rrjetit elektrik.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.
Për veç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.























