Pajisjet efiçiente kursejnë energji dhe para
BKT
Kosovë

Pajisjet efiçiente kursejnë energji dhe para

Balkan Green Foundation, Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe Instituti për Politika Zhvillimore për herë të parë në Kosovë kanë shënuar Ditën së Energjisë së Ripërtërishme.

Aktivitete kanë filluar në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku Shkolla e Gjelbër bashkë me nxënësit e saj ka demonstruat se si prodhohet energjia elektrike nga burimet e ripërtërishme si energjia kinetike, energjia e erës dhe energjia solare.

Elion Gërguri nga “Balkan Green Foundation”, tha se këtë aktivitet po e organizojnë për herë të parë me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve që të përdorin pajisjet efiçiente në mënyrë që të kursehet rryma.

“Sot jemi mbledhur këtu në sheshin “Zahir Pajazti” për të shënuar Ditën e Energjisë së Ripërtërishme, në Kosovë është hera e parë që shënohet një ditë e tillë nuk është shënuar më parë, kështu që kemi menduar të organizojmë një ditë përplot me aktivitete me partnerët tanë”.

Aktivitetet do të vazhdojnë deri në mbrëmje, ku në orën 21:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, Doku Fest do të shfaqë filma për fëmijë, raporton EO.


MË SHUME NGA Kosovë