Hapet Pishina e Gërmisë, qytetarët të kënaqur me nivelin e pastërtisë
BKT
Kosovë

Hapet Pishina e Gërmisë, qytetarët të kënaqur me nivelin e pastërtisë

Ditën e sotme është bërë hapja zyrtare e pishinës së Gërmisë. Qytetarët që sot e kanë vizituar këtë pishinë kanë thënë se kushtet janë të mira, ndërsa, edhe natyra që e rrethon pishinën është e bukur.

Tashmë për çdo ditë pishina do të jetë e hapur për vizitorë nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Gjatë ditëve të javës të rriturit duhet të paguajnë 2 euro hyrje, ndërsa fëmijët 1 euro. Kurse, ditëve të vikendit të rriturit duhet të paguajnë 3 euro për hyrjen në pishinë. Pishina e gërmisë ofron edhe biletë mujore, ku çmimi i saj është 30 euro. Fëmijët nën 7 vjet nuk paguajnë për të hyrë në pishinë. 

Kryeshefja ekzekutive e ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi Krasniqi, për KosovaPress ka bërë të ditur se të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit janë bërë.

Ajo ka treguar se në kuadër të kujdesit për pushuesit këtë vit kanë angazhuar 10 shpëtimtarë, që sipas saj janë të mjaftueshëm.

Duke qenë se sot ishte dita e parë e hapjes, pishina e Gërmisë pati mjaftë vizitorë.

Hapjes së pishinës së Gërmisë iu kishte gëzuar qytetari 75 vjeçar Shaban Bicaj, i cili tha se e viziton këtë pishinë gjithmonë.

Ai tha se është i kënaqur me kushtet që i ofron kjo pishinë.

Bashkë me fëmijët sot pishinën e gërmisë e ka vizituar edhe Fitim Miftari, i cili thotë se fëmijët e tij kanë hapësirë të mjaftueshme dhe adekuate për të luajtur.

Ai thotë se pastërtia dhe kushtet që i ofron pishina e Gërmisë janë të mira.

Njëjtë shprehet edhe qytetari Luan Bicaj, i cili thotë se pastërtia është në nivel, por shtoi se edhe qytetarët duhet të kujdesen për pastërtinë.

Në kuadër të pishinës së gërmisë, gjendet edhe ambulanca që ofron shërbime në rast nevoje. Ndërsa, këtë vit ofron edhe shkollën e notit, ku çmimi për 6 ditë është 20 euro, kurse për 12 ditë është 30 euro.


MË SHUME NGA Kosovë