Testi i maturës pa probleme në Skenderaj
Nxënësit e klasave të dymbëdhjeta në komunën e Skenderajt iu janë nënshtruar testit të maturës. Përkundër disa parregullsive të vogla, procesi në tërësi sipas personave përgjegjës ka shkuar pa probleme.
Përfaqësuesi i MAShT-it në Qendrën e Kompetencës në Skenderaj, Gëzim Berisha thotë për KosovaPress, se përgatitjet kanë qenë të duhura dhe se nuk ka pasur asnjë problem të theksuar.
Mirëpo, ai bën të ditur se dy nxënësve iu janë gjetur telefonat gjatë procesit të testimit.
Për këtë siç thotë Berisha ata janë përjashtuar nga testi.
Ndërkaq, drejtori i Arsimit në Skenderaj, Bekim Latifi thotë se për KosovaPress, se procesi i testit të maturës në këtë komunë ka përfunduar pa asnjë problem të theksuar.
Ndërkaq, nxënësit jashtë kamerës së KosovaPress-it, thanë se testi në tërësi nuk ka qenë i vështirë dhe se nuk ka pasur ndonjë problem të theksuar.
Përndryshe, sot nxënësit e rajonit të Pejës dhe Mitrovicës iu kanë nënshtruar pjesës së parë të testit të maturës, të cilët do të përgjigjen në pyetjet nga lëndët gjuhë shqipe dhe gjuhë angleze.
Me sot përfundon edhe pjesa e parë e testit të maturës, për t’i hapur rrugë pjesës së dytë që nis më 19 e zgjat deri më 22 qershor.
Në pjesën e dytë, maturantët do të sfidojnë dituritë e tyre në matematikë dhe lëndën zgjedhore, të cilën e kanë zgjedhur vet.























