Ahmeti: Sivjet nis ndërtimi i parkingut nëntokësor
BKT
Kosovë

Ahmeti: Sivjet nis ndërtimi i parkingut nëntokësor

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se OShP i ka dhënë të drejt Komunës për parkingun nëntokësor.

Ahmeti përmes Facebook-ut thotë se parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime do të fillojë të ndërtohet këtë vit. 

“OSHP i ka dhënë të drejtë Komunës për parkingun nëntokësor dhe për procedurat e ndjekura, prandaj tani mund të vazhdojmë. Parkingu nëntokësor me mbi 500 vendparkime do të fillojë ndërtimin sivjet. Parku sipër do të zgjerohet. #prishtina #parking”, shkruan kryetari i Prishtinës.


MË SHUME NGA Kosovë