Përkujtohet Hilmi Haradinaj
(I plotësuar) Kryeministri Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, me rastin e njëvjetorit të vdekjes së veteranit të luftës së UÇK-së, Hilmi Haradinaj.
Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Haradinaj tha se sot është një ditë e kujtimit të ndarjes nga jeta të babës Hilmi, duke falënderuar të gjithë ata që përgjatë gjithë jetës sa ishte gjallë Hilmiu i bën nderim dhe respekt nga të gjitha trojet e atdheut.
“ Të iu them të drejtën unë e kam pas menduar këtë ditë më simbolike, me familjen, me nënën por janë veteranët që e kanë vlerësuar kështu. Nuk është e tepërt me nderuar figurat të kombit, bashkëluftëtar, bashkëveprimtar, qofshin të Kosovës dhe atdheut tonë kudo që janë dhe sot keni bërë mirë që keni ardhur nga të gjitha trojet sepse kësisoj ne dërgojmë porosi se kemi një vetëdije të lartë kombëtare”, tha ai.
Kryeministri Haradinaj tha se kësisoj dërgojmë porosi se kemi një vetëdije të lartë kombëtare e cila nuk është e rastësishme, ashtu siç nuk është e rastësishme liria e Kosovës, si pjesë e lirisë së atdheut.
Para të pranishmëve të shumtë, përfaqësues të shumtë të nivelit qendror dhe lokal, një fjalë rasti e mbajti kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili tha sot po e kujtojnë një burrë të madh të kombit.























