VIDEO – Halili: Dëmet nga vërshimet në komunën e Shtimes janë të mëdha
BKT
Kosovë

VIDEO – Halili: Dëmet nga vërshimet në komunën e Shtimes janë të mëdha

Pas reshjeve të shiut ditëve të fundit në komunën e Shtimes, Komisioni Komunal për vlerësimin e Dëmeve, ka pranuar kërkesat e para për dëmet e paraqitura nga qytetarët dhe ka filluar me evidentimin dhe vlerësimin e tyre.

Halil Halili, drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Shtimes, në emisionin ‘Studio të Hapur’ në RTK3, tha se dëmet janë të konsiderueshme në disa fshatra të kësaj komune.

“Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë identifikimin dhe vlerësimin e parë të dëmeve, tani ende jemi në pritje të kërkesave të fermerëve”, tha ai.

Halili sqaroi se fermerët kanë një afat kohor prej 7 ditësh pas ndodhjes së dëmeve t'i paraqesin ato, pas kësaj Komisionit komunal i përbërë nga ekspert të fushave të ndryshme del në vendin e ngjarjes dhe bënë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve.

“Kemi vështirësi në kompensimin e dëmeve, sepse fondi i komunave tona është i pamjaftueshme për kompensimin e tyre, por ne i procedojmë kërkesat e qytetarëve dhe i adresojmë ato në  Ministrit relevante, si ajo e Bujqësisë dhe Financave”, tha ai.

Halili sqaron se po shqyrtohet edhe mundësia që Komuna të ketë një fond emergjentë par raste të tilla, kjo do të përshpejtonte edhe kompensimin e dëmeve, çka për fermerët që burim të vetëm të ekzistencës i kanë të ardhurat nga bujqësia, është shumë e rëndësishme.

“Demet nga fatkeqësi natyrore vitin e kaluar kanë qen 70 mije euro, ata janë kompensuar sipas vlerësimit të ekspertëve të dhe nuk ka pas ankesa nga qytetarët. Kemi përvojë të mirë nga viti i kaluar për vlerësimin dhe kompensimin e dëmeve dhe shpresojmë që edhe këtë vit do t’ia dalim më sukses” tha Halili.

 


MË SHUME NGA Kosovë