Gjilani nesër nis fazën e parë të dezinsektimit
BKT
Kosovë

Gjilani nesër nis fazën e parë të dezinsektimit

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjilan, të enjten fillon me fazën e parë të dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin dhe fshatrat përreth, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka njoftuar se kjo fazë e dezninsektimi do të zgjas pesë ditë,

Qytetarët rekomandohen që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen mushkonjat (insektet) brenda.

Komuna, po ashtu, njofton bletarët për kujdes të shtuar që t’i mbajnë të mbyllura bletët prej orës 20.00 deri 05.00 të mëngjesit gjatë këtyre ditëve për shkaqe sigurie.


MË SHUME NGA Kosovë