12:48 / 20.06.2019
Arma me të cilën Van Gogh vrau veten u shit për 180 mijë dollarë
Pistoleta e ndryshkur që Vincent van Gogh besohet të ketë vrarë veten në vitin 1890, është shitur për 180 000 dollarë.
Revolveri i Lefaucheux 7mm shkoi nën çekiç në një ankand të martën në Paris. AuctionArt, i cili ofroi artikullin, e përshkroi atë si “arma më e famshme në historinë e artit”.
Megjithëse shtëpia e ankandit pranoi se nuk mund të ishte plotësisht e sigurt se ishte arma e përdorur nga piktori për të marrë jetën e tij, ai vuri në dukje se ka (“disa prova që tregojnë se me shumë mundësi është arma vetëvrasëse e Van Gogh”).























