Hapet qendra e tretë e qëndrimit ditor për të moshuarit në Prishtinë
Në lagjen Pejton sot është bërë hapja e qendrës së tretë të qëndrimit ditor për të moshuarit, e cila është bërë nga Komuna e Prishtinës.
Me rastin e përurimit të qendrës, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmet, tha se do të vazhdojnë të hapin edhe qendra të tilla për të moshuarit.
Ahmeti tha se këto qendra janë shumë të nevojshme pasi ofrojnë një hapësirë komode ku të moshuarit mund të kalojnë kohën e lirë.
Përveç këtyre qendrave, ai ka paralajmëruar se do të shikojnë mundësinë për të krijuar edhe qendra rinore.
Hapjes së kësaj qendre më së shumti i janë gëzuar pensionistët. Basri Biqku thotë se kjo qendër është shumë e mirë për ata pasi kanë se ku të kalojnë kohën e lirë.
Qendra e qëndrimit ditor për të moshuar që është përuruar sot është e treta që është bërë nga Komuna e Prishtinës.























