KRM Uniteti: Punëtorët mund të mbesin pa paga në muajin qershor
Kompania Rajonale për Menaxhimin e Mbeturinave në rajonin e Mitrovicë “Uniteti”, gjendet në vështirësi financiare, pasi që xhirollogaritë bankare i ka të bllokuara si pasojë e vendimeve të gjykatave përmes së cilave operatorët ekonomikë, e inkasojnë borxhin nga menaxhmenti i kaluar.
Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe kryeshefi ekzekutiv Gazmend Morina.
Morina thotë se Komuna e Vushtrrisë i ka borxh kompanisë 117 mijë euro.
“Për të kaluar këtë situatë në të cilën gjendet KRM “Uniteti” duhet që sa më parë t’i kryejë obligimet financiare që i ka ndaj kompanisë në vlerë prej 117 mijë eurosh, për mars, prill dhe maj.”
Mospagesa e këtij borxhin rrezikon punëtorët që mos t’i marrin pagat e tyre për muajin qershor.
“Nëse Komuna e Vushtrissë si borxhliu më i madh nuk kryen obligimet financiare, atëherë kompania nuk do të mund të funksionojë dhe pagat nuk mund të paguhen për muajin qershor.”
Kjo rrezikon poashtu edhe moskryerjen e shërbimeve nga Kompania “Uniteti”.























