20:27 / 30.06.2019
Qyteti i shkëmbinjve, “sekreti” më i bukur i Francës
Mbi një shkëmb në bregun jugor të Korsikës ndodhet qyteza mesjetare e Bonifacios.
I njohur si “Qyteti i shkëmbinjve”, ky është sekreti më i bukur i Francës, pasi në të mungojnë turmat e turistëve, pavarësisht bukurisë përrallore që ka ishulli.
Dikur, Bonifacio dhe Sardenja kanë qenë të bashkuara, por aktiviteti vullkanik i ndau, duke lënë shkëmbinj të mëdhenj në ujërat mes tyre.
























