U ble për 6 dollarë, në ankand për miliona dollarë
Një gur shahu nga mesjeta, i mbajtur në sirtarin e një shtëpie në Edinburg, mund të shitet për 1.3 milionë dollarë në një ankand që do mbahet sot.
Pronarët e saj nuk e kishin idenë se objekti ishte një nga gurët e humbur të Lewis Chessmen.
Guri i shahut i fildishtë u gjet i varrosur në një dunë rërë në Isle of Leëis në 1831, por vendndodha e pesë grurëve të tjerë ka mbetur mister, transmeton oranews.
Gjyshi i familjes Edinburg, një tregtar antikash, e bleu për 6 dollarë në ankand.
Por nuk ia kishte idenë e rëndësisë së tij.
Teoria kryesore në lidhje me origjinën e tyre është se gurët janë gdhendur në mes të shekujve 12-të dhe 13-të në Trondheim, Norvegji.
Nga 93 pjesët e zbuluara në 1831, 82 janë në Muzeun Britanik në Londër ndërsa 11 janë në koleksionin e Muzeut Kombëtar të Skocisë në Edinburg.























