19:30 / 02.07.2019
Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorëve Agron dhe Osman Krasniqit
Në Grykën e Llapushnikut në praninë e shumë bashkëluftëtarëve, veteranëve të UÇK-së, bashkëfshatarëve e familjarëve të dëshmorëve është zbuluar pllaka përkujtimore për dëshmorët e UÇK-së, Agron Krasniqi dhe Osman Krasniqi.
Në ceremoninë e organizuar për zbulimin e kësaj pllake ka marrë pjesë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, tani anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së.
Me këtë rast, Shala ka thënë pushka e Agronit dhe Osmanit ishte bërë forcë për fitore.























