Mendësia ndërmarrëse përmes inovacionit social në punë rinore
RTKlive
32 të rinjë nga Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Shqipëria dhe Turqia do të mblidhen në Prishtinë për trajnimin “Mendësia ndërmarrëse përmes inovacionit social në punë rinore (Entrepreneurial Mindset through Social Innovation in Youth Work)” nga data 4 korrik deri më 13 korrik, ku shtatë të rinjë nga Kosova do të jenë nikoqirë të tyre.
Ky trajnim mbështetet nga Programi ERASMUS+ ndërsa zbatohet nga Organizata jo-qeveritare THY në partneritet me shtatë organizata të tjera.
Të rinjtë pjesëmarrës do të kenë mundësinë të marrin informata konkrete mbi ndërmarrësinë, si ta përdorim dhe ta promovojmë punën me të rinjtë, të ndihmojnë në eksplorimin e konceptit të sipërmarrësisë në përgjithësi, ndërmarrjeve sociale dhe modeleve fillestare (start-ups) me të rinjtë. Gjithashtu trajnimi ofron mundësi për punonjësit rinor për të menduar nga perspektiva e të rinjve dhe për t'i nxitur ata të përdorin sipërmarrjen si përgjigje për papunësinë përmes metodave inovative, ku metodologjia kryesore e trajnimit do të bazohet në edukimin jo formal përmes metodës mësimi gjatë punës (learn-by-doing).
E mira e rradhës e trajnimit në fjalë është që përveq që këta të rinjë do të pajisen me aftësi sociale ata do të kenë mundësinë të njohin më mirë kulturat e vendeve tjera, të ndajnë eksperiencat e tyre me vendet tjera, të rrisin bashkëpunimet me shtetet tjera rreth punës me të rinjtë dhe e fundit, por jo nga rëndësia të krijojnë ura lidhëse me të rinjtë e shteteve tjera përmes punës së tyre me të rinjtë e komuniteteve ku ata veprojnë.























