14:34 / 09.07.2019
“Epoka e Akullnajave” nuk ka mbaruar ende
Akujt po shkrijnë… është alarmi që shkencëtarët kanë ngritur prej vitesh, në përpjekje për të tërhequr vëmendje për fenomenin e ngrohjes globale.
Megjithatë, nëse udhëton në dy skajet e globit, në Arktik dhe Antarktidë, siç ka bërë Sam Edmonds, fotograf dhe guidë turistike, ke ende mundësi të shijosh pamje spektakolare të ajsbergëve dhe akujve që lundrojnë në oqean.
























