11:14 / 11.07.2019
Arrestohet nëna, udhëtoi me pishinën mbi makinë me fëmijët sipër saj
Një nënë në Illinois u arrestua dhe u akuzua për rrezikimin e fëmijëve pasi lejoi vajzat të qëndronin në një pishinë të vendosur sipër makinës së saj.
Jennifer Jeanus Yeager kishte shkuar tek shtëpia e një miku të saj për të fryrë pishinën.
Dhe më pas 49-vjeçarja, ndërsa po kthehej në shtëpi, vendosi sipër makinës pishinën dhe fëmijët e saj e nisi të ecte nëpër lagje, transmeton oranews.
Dikush pa fëmijët lart në makinë dhe telefonoi policinë, që ndaluan automjetin dhe arrestuan nënën.
Yeager u akuzua me dy akuza, për rrezikimin e shëndetit ose jetës së një fëmije dhe për sjellje të pakujdesshme.























