10:32 / 12.07.2019
Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje
Kanë kaluar dy vite që kur blloku i akullit i njohur si A68 u shkëput nga Antarktida.
Dhe satelitët kanë treguar se ajsbergu më i madh në botë po lëviz në ujërat e Weddell Sea dhe tani po shkon në veri përgjatë gadishullit të Kontinentit të Bardhë.
Për njëfarë kohe, dukej sikur masa e ngrirë prej 160 km ishte e mbërthyer në një pjesë të cekët të detit.
A68 ishte në rrezik të bëhej akulli "më i madh" në botë.
"Për një objekt që peshon rreth një trilion ton, ajsbergu A68 duket mjaft i shkathët", tha Adrian Luckman.
“Ajsbergu është 160 km i gjatë por vetëm 200 metra i trashë. Është befasuese sa pak dëme ka pasur në udhëtimin e tij deri më tani”.
A68 u shkëput nga Larsen C Ice Shelf në korrik 2017.























