09:34 / 14.07.2019
Digjet një shtëpi në Ferizaj
Një shtëpi në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.
Rasti e ka raportuar ankuesja femër. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti është duke u hetuar.























