Cena-Haxhihasani:Sociali interes i disa familjeve nevoja të veçanta
BKT
Kosovë

Cena-Haxhihasani:Sociali interes i disa familjeve nevoja të veçanta

Edhe përkundër faktit se në komunën e Pejës veprojnë një numër i madh i organizatave jo qeveritare që merren me trajtimin e personave me nevoja të veçanta, fenomeni i fshehjes së rasteve vazhdon të jetë i pranishëm në shoqërinë tonë.

Në një intervistë për gazetën lokale të Pejës “Zarfi Info”, drejtoresha e qendrës për “Jetë të Pavarur”, Fitore Cena –Haxhihasani, tha se gjatë 5 viteve të fundit ka pasur kthesa pozitive sa i përket integrimit të personave me nevoja të veçanta në shoqëri.

Por sipas saj, problem tjetër serioz vazhdon të mbetet izolimi dhe fshehja e këtyre personave nga familjarët e tyre, si pasojë e paragjykimeve të shoqërisë.

“Të gjitha organizatat që merren me trajtimin e personave me nevoja të veçanta, jemi duke zhvilluar aktivitete dhe fushata të ndryshme për sensibilizimin e opinionit të gjerë kundër paragjykimeve dhe diskriminimit të kësaj kategorie. Jo nuk mund të them se jam plotësisht e kënaqur derisa edhe sot e kësaj dite, personat me nevoja të veçanta vazhdojnë të  izolohen dhe të fshihen nga familjarët e tyre”, tha drejtoresha Cena-Haxhihasani, duke bërë me dije se interes primar i disa familjeve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, vazhdon të mbetet interesi monetar dhe jo e ardhmja e fëmijës.

“Si interes primar i shumë familjeve që kanë fëmijë me nevoja të veçanta, vazhdon të mbetet interesi monetar dhe jo e ardhmja e fëmijës së tyre. Andaj, si rezultat i këtij interesi do të ishte e udhës që ministria e punës dhe e mirëqenies sociale, ti kushtëzoj familjet që kanë persona me nevoja të veçanta, duke ju aprovuar kërkesat e asistencës sociale vetëm atyre personave që janë pjesë e organizatave që merren me trajtimin e personave me nevoja të veçanta”, tha drejtoresha e qendrës për “Jetë të Pavarur”, Fitore Cena –Haxhihasani. /Zarfi Info/


MË SHUME NGA Kosovë