Nis ndërtimi i shkollës në Vraniq të Suharekës, kushton mbi 1 milion euro
BKT
Kosovë

Nis ndërtimi i shkollës në Vraniq të Suharekës, kushton mbi 1 milion euro

Në fshatin Vraniq të Komunës së Suharekës sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e shkollës "Dëshmorët e Kombit".

Ndërtimi i kësaj shkolle do të financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe do të kushtojë mbi 1 milion euro.

Me rastin e fillimit të punimeve për ndërtimin e shkollës, zëvendëskryeministri në detyrë Fatmir Limaj, tha se ndjehet i lumtur që Ministria e Arsimit po investon në fshatin e dëshmorëve.

Limaj uroi që ndërtimi i shkollës të përfundojë në afatin e paraparë, në mënyrë që nxënësit të kenë kushte sa më të mira.

Falënderues për këtë investim u shpreh kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj. Ai tha se më në fund nxënësit e fshatit Vraniq do ta kenë një shkollë me standarde evropiane.

Përveç  këtij fshati që do të bëhet me shkollë të re, gjatë ditës do të vihet gurthemeli edhe për ndërtimin e shkollës në Dobërdelan të Suharekës.


MË SHUME NGA Kosovë