Në të ardhmen, banesat do ndërtohen nga druri
BKT
   Kuriozitete

Në të ardhmen, banesat do ndërtohen nga druri

Kur mendoni për qëndrueshmëri të ndërtimeve, druri nuk është gjëja e parë që iu vjen ndërmend.

Udhëtoni në një vend në zhvillim dhe sapo të largoheni nga rruga dhe të afroheni në një zonë malore, ka të ngjarë të shihni kamionë të pemëve të prera që largohen.

Druri vjen nga pyjet, kështu që zakonisht, druri lidhet me shpyllëzimin. Dhe shpyllëzimi është një problem kyç mjedisor: jo vetëm që shkatërron ekosistemet dhe habitatin, por gjithashtu është një faktor kryesor që ngre ndryshimin klimatik.

Pra, druri nuk është një zgjedhje e qartë për ndërtimin ekologjik. Por me materialet e bëra nga njeriu duke lënë një gjurmë të madhe të karbonit, arkitektura prej druri po përjeton një ringjallje.

Druri ka shumë përfitime kur vjen puna te ndërtimi: Është relativisht i lehtë dhe fleksibël, por gjithashtu i fortë. Mund të formohet në forma të ndryshme dhe është i lehtë për t’u transportuar në vendet e ndërtimit.

Arnim Seidel, arkitekt gjerman, thotë për DW se mundësitë e ndërtimit me dru janë pothuajse të pafundme.

Rrokaqiejt prej druri po jenë më të pranishme çdoherë e më shumë në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe qytete anembanë Evropës. Seidel i përshkruan ato si “projekte ndriçuese” për ndërtim të qëndrueshëm me dru.

Megjithatë, ekspertët nuk kanë kompromis tjetër përveç se mbjelljes së pemëve të reja, duke prerë të vjetrat.