Gjashtëvjeçari zbulon vezët e dinozaurëve 65milionë vjet të vjetra
Jang Yangze, një gjashtëvjeçar nga Kina, erdhi deri te një zbulim i mrekullueshëm, duke luajtur me nënën e tij në bregun e lumit Heyuan.
Ai gjeti vezët e 11 dinozaurëve, 65 milionë vjet të vjetra.
Vezët kanë një diametër prej rreth 20 cm dhe janë plotësisht të paprekura.
Djali fillimisht mendoi se kishte gjetur një lloj arre, por doli të ishte një pjesë e historisë së planetit.

Përndryshe, shkolla në të cilën djaloshi ndjek mësimet, rregullisht porosit nxënësit që nëse gjejnë fosile të dinozaurëve apo vezë, ata nuk duhet të bëjnë asgjë, por t’i ftojnë prindërit dhe policinë.
Shkollat janë veçanërisht të shqetësuara për këtë, pasi Heyuan është shpallur "vendlindja e dinozaurëve" në Kinë.

Heyuan hyri edhe në Librin e Rekordeve të Guinness, pasi u gjetën më shumë se 10.000 vezë të dinozaurëve në qytet, duke përbërë një të tretën e numrit të përgjithshëm të vezëve të krijesave të zhdukura 65 milionë vjet më parë.























