Bali Muharremaj tregon se a do të garojë për deputet
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar se a do ti futet garës për deputet.
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka demantuar informacionet se ai do të kandidojë për deputet.
Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar n ë rrjetin social Facebook, Muharremaj ka shkruar se, do ta vazhdojë mandatin si kryetar i Suharekës me përgjegjësi të plotë, përcjell lajmi.net.
Postimi i plotë i Muharremajt pa ndërhyrje:
Të nderuar,
Mandatin si Kryetar i Komunës së Suharekës do ta vazhdoj me përgjegjësi të plotë, duke ju falenderuar për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin i cili po vazhdon edhe më tutje.
Informacionet se unë do të kandidoj për deputet në zgjedhje të ardhshme, nuk janë të vërteta.
Jam i përkushtuar me sinqeritetin më të madh të vazhdoj si kryetar komune, dhe për këtë do ta dëshmoj përmes punës.























