Rekord botëror, mbillen 350 milion pemë në ditë
BKT
   Kuriozitete

Rekord botëror, mbillen 350 milion pemë në ditë

Etiopia ka mbjellë më shumë se 350 milion pemë në ditë, thonë zyrtarët, një shifër e cila besohet se është edhe rekord botëror.

Kryeministri Abiy Ahmed po udhëheq projektin, i cili ka për qëllim të rigjenerojë pyje të reja pas efekteve të shpyllëzimit dhe ndryshimeve klimatike në vendin e prirur ndaj thatësirës, transmeton TCH.

Disa zyra publike janë mbyllur për të lejuar nëpunësit e tyre të marrin pjesë në projektin e madh.

OKB thotë se mbulimi i pyjeve në Etiopi ra nga 35% e tokës totale në fillim të Shekullit 20 në pak më shumë se 4% në vitet 2000.