10 më të pasurit në botë që s’dinë ku t’i çojnë paratë
BKT
   Kuriozitete

10 më të pasurit në botë që s’dinë ku t’i çojnë paratë

Revista Forbes ka hartuar një listë të njerëzve më të pasur për çdo shtet të SHBA, të cilët së bashku zotërojnë një pasuri neto prej 875 miliardë dollarësh.

Dhjetë prej tyre i kanë arritur fitimet në financa dhe investime. Tetë janë pasuruar nga moda dhe shitjet me pakicë, ndërsa pesë nga industria e ushqimit dhe pijeve.

Por pasuritë më të mëdha kanë patur si burim teknologjinë e lartë. Të katër miliarderët në listën e njeriut më të pasur në çdo shtet zotërojnë 251 miliardë dollarë secili, ose më shumë se një e katërta e pasurive në listën e pesëdhjetëshes të marra së bashku.

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në shtetin e Uashingtonit, është gjithashtu njeriu më i pasur në botë, me një pasuri neto prej rreth 157 miliardë dollarësh. Familja më e pasur në SHBA është Familja Waltons. Jim dhe Alice Walton, fëmijët e themeluesit të rrjetit Walmart, Sam Walton, janë njerëzit më të pasur në shtetet ku ata jetojnë.


Uashington – Jeff Bezos dhe familja, 157 miliardë dollarë, Amazon


Nebraska – Warren Buffett, 85 miliardë dollarë, Berkshire Hathaway


Kalifornia – Mark Zuckerberg, 71 miliardë dollarë, Facebook